ShqipQuiz

Pyetje

Kulturë: pyetje me përgjigje

Tradita, muzikë, film, letërsi dhe zakone të përditshme.

27 pyetje nga kategoria Kulturë, marrë drejtpërdrejt nga aplikacioni, secila me alternativat, përgjigjen e saktë dhe një shpjegim me një rresht.

Të gjitha 27 pyetjet — Kulturë

Alternativa e saktë është e theksuar, dhe shënimi poshtë saj është shpjegimi që lojtarët shohin në aplikacion.

Lehtë1. Çfarë ngjyre ka flamuri i Shqipërisë?

  • Bardhë e blu
  • Kuq e verdhë
  • Kuq e zi
  • Gjelbër e bardhë
Përgjigjja: Kuq e zi
Flamuri ka një fushë të kuqe me një shqiponjë dykrenare të zezë në mes.

Lehtë2. Cila humaniste shqiptare ka fituar çmimin Nobel për Paqe?

  • Inva Mula
  • Musine Kokalari
  • Mbretëresha Geraldinë
  • Nënë Tereza
Përgjigjja: Nënë Tereza
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup nga prindër shqiptarë.

Mesatare3. Çfarë përfaqëson 'Besa'?

  • Një instrument
  • Një lloj vallëzimi
  • Fjalën e dhënë/Nderin
  • Një veshje
Përgjigjja: Fjalën e dhënë/Nderin
Besa është kodi moral që detyron shqiptarin të mbajë premtimin me çdo kusht.

E vështirë4. Cili instrument ka vetëm dy tela dhe përdoret në Veri?

  • Lahuta
  • Gajdja
  • Çiftelia
  • Fyelli
Përgjigjja: Çiftelia
Çiftelia është simbol i muzikës folklorike të malësisë dhe Kosovës.

Mesatare5. Kush është shkrimtari shqiptar më i famshëm në botë?

  • Dritëro Agolli
  • Ismail Kadare
  • Migjeni
  • Fatos Kongoli
Përgjigjja: Ismail Kadare
Kadare ka fituar çmimin 'International Booker' dhe ka qenë kandidat për Nobel.

E vështirë6. Kush e pikturoi 'Motrën Tone'?

  • Vangjush Mio
  • Sali Shijaku
  • Kolë Idromeno
  • Onufri
Përgjigjja: Kolë Idromeno
Kolë Idromeno njihet si Leonardo da Vinçi i Shqipërisë.

Mesatare7. Cila veshje tradicionale e Veriut është në UNESCO?

  • Tirqit
  • Fustani
  • Xhubleta
  • Xhamadani
Përgjigjja: Xhubleta
Xhubleta është një veshje unike në formë kembane mbi 4000 vjeçare.

Lehtë8. Kur festohet Dita e Verës?

  • 21 Mars
  • 14 Mars
  • 1 Janar
  • 1 Maj
Përgjigjja: 14 Mars
Kjo festë pagane e ka zanafillën në Elbasan dhe simbolizon ringjalljen e natyrës.

E vështirë9. Çfarë është 'Iso-polifonia'?

  • Veshje
  • Instrument
  • Lloj pikture
  • Mënyrë këndimi në Jug
Përgjigjja: Mënyrë këndimi në Jug
Iso-polifonia shqiptare është kryevepër e mbrojtur nga UNESCO.

E vështirë10. Kush shkroi 'Bagëti e Bujqësi'?

  • Naim Frashëri
  • Gjergj Fishta
  • Ndre Mjeda
  • Lasgush Poradeci
Përgjigjja: Naim Frashëri
Poema himnizon natyrën dhe atdhedashurinë.

Mesatare11. Si quhet kapelja tradicionale e bardhë?

  • Takije
  • Kaskë
  • Qeleshe
  • Fes
Përgjigjja: Qeleshe
Qeleshja ose plisi është simbol i lashtësisë shqiptare.

E vështirë12. Kush njihet si 'Homeri Shqiptar'?

  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Naim Frashëri
  • Ndre Mjeda
Përgjigjja: Gjergj Fishta
Gjergj Fishta shkroi 'Lahutën e Malcisë'.

Lehtë13. Çfarë festohet më 28 Nëntor?

  • Dita e Flamurit
  • Dita e Çlirimit
  • Krishtlindjet
  • Viti i Ri
Përgjigjja: Dita e Flamurit
Festohet shpallja e Pavarësisë në 1912.

Mesatare14. Kush njihet si 'Piktor i Popullit'?

  • Sali Shijaku
  • Ibrahim Kodra
  • Vangjush Mio
  • Abdurrahim Buza
Përgjigjja: Sali Shijaku
Sali Shijaku ka pikturuar figura epike shqiptare.

E vështirë15. Çfarë është 'Lahuta e Malcis'?

  • Vallëzim
  • Epos kombëtar
  • Instrument
  • Këngë dasme
Përgjigjja: Epos kombëtar
Vepra më e rëndësishme e Gjergj Fishtës.

Mesatare16. Cila vallëzim karakteristik ka Devolli?

  • Napoloni
  • Osman Taka
  • Pogonishi
  • Valle Devolliçe
Përgjigjja: Valle Devolliçe
Është valle e famshme e zonës së Korçës.

E vështirë17. Kush shkroi romanin 'Lulja e Kujtimit'?

  • Sterjo Spasse
  • Foqion Postoli
  • Naim Frashëri
  • Mitrush Kuteli
Përgjigjja: Foqion Postoli
Një nga romanet e para të letërsisë shqipe.

Mesatare18. Si quhet festa e vjeljes së rrushit?

  • Shëngjergji
  • Karnavalet
  • Dita e Verës
  • Festa e Rrushit
Përgjigjja: Festa e Rrushit
Mbahet në shumë zona vreshtarie.

E vështirë19. Kush ishte 'Ibrahim Kodra'?

  • Muzikant
  • Aktori
  • Piktor kubist
  • Poet
Përgjigjja: Piktor kubist
Piktor me famë ndërkombëtare që jetoi në Itali.

Mesatare20. Si quhet vallja e famshme e Shqipërisë së Mesme?

  • Pogonishi
  • Valle e Napolonit
  • Kollumi
  • Vallja e Kukësit
Përgjigjja: Valle e Napolonit
Kërcehet masivisht në dasma.

E vështirë21. Kush e shkroi 'Sikur t'isha djalë'?

  • Haki Stërmilli
  • Sterjo Spasse
  • Migjeni
  • Ismail Kadare
Përgjigjja: Haki Stërmilli
Roman që trajton të drejtat e grave.

Mesatare22. Cili qytet ka Karnavalet më të famshme?

  • Shkodra
  • Vlora
  • Korça
  • Tirana
Përgjigjja: Shkodra
Shkodra ka traditën më të vjetër të karnavaleve.

E vështirë23. Kush është autori i 'Poemës së mjerimit'?

  • Ndre Mjeda
  • Gjergj Fishta
  • Migjeni
  • Naim Frashëri
Përgjigjja: Migjeni
Migjeni trajtoi varfërinë dhe mjerimin.

Mesatare24. Si quhet vallja e dasmës në Veri?

  • Kukësi
  • Valle e Rugovës
  • Tropoja
  • Napoloni
Përgjigjja: Valle e Rugovës
Vallet e Veriut janë shumë dinamike.

E vështirë25. Kush njihet si 'Piktori i dritës'?

  • Vangjush Mio
  • Onufri
  • Kol Idromeno
  • Sali Shijaku
Përgjigjja: Vangjush Mio
Piktor korçar i famshëm për peizazhet.

Lehtë26. Cila është monedha zyrtare e Shqipërisë?

  • Denari
  • Dinari
  • Leku
  • Euro
Përgjigjja: Leku
Leku është monedha kombëtare e Shqipërisë që nga viti 1926.

Mesatare27. Si quhet kodi zakonor tradicional i zbatuar dikur në Shqipërinë e Veriut?

  • Statutet e Shkodrës
  • Kanuni i Lekë Dukagjinit
  • Kanuni i Labërisë
  • Kodi i Skënderbeut
Përgjigjja: Kanuni i Lekë Dukagjinit
Kanuni i Lekë Dukagjinit rregullonte jetën shoqërore në malësitë e Veriut dhe u mblodh e u botua nga Shtjefën Gjeçovi.

Vazhdo më tej

Më shumë grupe pyetjesh, dhe vetë aplikacioni.

Pse lojtarët kthehen

  • Falas — tri lojëra në ditë, pa kartë, pa regjistrim
  • Çdo përgjigje vjen me një shpjegim të shkurtër, kështu që edhe një gabim të mëson diçka
  • Dhoma live me kod të përbashkët për deri 15 miq
  • Tri nivele vështirësie, deri në pesë sekonda për pyetje në Hard
  • Lifeline 50:50 kur ngec mes dy përgjigjeve
  • Klasifikime për vendin dhe për diasporën

Shqip Quiz in English

Shqip Quiz is a free Albanian quiz and trivia game about Albania, made by the independent studio MODEX in Tirana. It asks 123 questions in Albanian across history, geography, culture, sport, slang and food, explains every answer, and can be played solo or live with up to 15 friends. Available on the App Store and Google Play.

Shkarkoje tani

Falas në iPhone, iPad dhe Android. Tri lojëra në ditë pa asnjë pagesë, pa llogari për të filluar.

Balkan Quiz Network

Një kuiz për çdo vend të Ballkanit, secili i shkruar në gjuhën e vet nga njerëz që jetojnë atje.