ShqipQuiz

Pyetje

Histori: pyetje me përgjigje

Perandori, kufij, kryengritje dhe njerëzit që i lëvizën.

30 pyetje nga kategoria Histori, marrë drejtpërdrejt nga aplikacioni, secila me alternativat, përgjigjen e saktë dhe një shpjegim me një rresht.

Të gjitha 30 pyetjet — Histori

Alternativa e saktë është e theksuar, dhe shënimi poshtë saj është shpjegimi që lojtarët shohin në aplikacion.

Lehtë1. Kush udhëhoqi rezistencën shqiptare kundër osmanëve për 25 vjet?

  • Ahmet Zogu
  • Ismail Qemali
  • Gjergj Kastrioti Skënderbeu
  • Enver Hoxha
Përgjigjja: Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Skënderbeu është heroi kombëtar që bashkoi princat shqiptarë në Besëlidhjen e Lezhës.

Mesatare2. Në cilin qytet u shpall Pavarësia e Shqipërisë më 1912?

  • Shkodër
  • Tiranë
  • Durrës
  • Vlorë
Përgjigjja: Vlorë
Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912.

E vështirë3. Cili është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe (1555)?

  • Çeta e Profetëve
  • Meshari i Gjon Buzukut
  • Historia e Skënderbeut
  • Formula e Pagëzimit
Përgjigjja: Meshari i Gjon Buzukut
Meshari u zbulua në Bibliotekën e Vatikanit dhe është i shkruar në dialektin gegë.

Mesatare4. Cili udhëheqës komunist e mbajti Shqipërinë të izoluar për 40 vjet?

  • Ramiz Alia
  • Beqir Balluku
  • Enver Hoxha
  • Mehmet Shehu
Përgjigjja: Enver Hoxha
Regjimi i Hoxhës njihet për bunkerizimin dhe izolimin total nga lindja e perëndimi.

Mesatare5. Në cilin vit u mbajt Kongresi i Manastirit për alfabetin shqip?

  • 1878
  • 1908
  • 1920
  • 1912
Përgjigjja: 1908
Në këtë kongres u vendos që shqipja të shkruhej me alfabet latin.

E vështirë6. Kush ishte mbreti i vetëm i shqiptarëve në shekullin XX?

  • Wilhelm Wied
  • Ismail Qemali
  • Ahmet Zogu
  • Fan Noli
Përgjigjja: Ahmet Zogu
Ahmet Zogu u shpall mbret në 1928 dhe sundoi deri në pushtimin italian në 1939.

E vështirë7. Në cilin vit u rrëzua busti i Enver Hoxhës në Tiranë?

  • 1991
  • 1990
  • 1985
  • 1992
Përgjigjja: 1991
Më 20 shkurt 1991, studentët dhe qytetarët rrëzuan statujën në sheshin Skënderbej.

E vështirë8. Cila mbretëreshë ilire luftoi kundër romakëve?

  • Olimpia
  • Argjiro
  • Donika
  • Teuta
Përgjigjja: Teuta
Teuta sundoi fisin e Ardianëve në shekullin III p.e.s.

Mesatare9. Kush ishte gjenerali besnik që mbrojti Krujën gjatë rrethimit të parë osman (1450)?

  • Lekë Dukagjini
  • Kont Urani
  • Hamza Kastrioti
  • Gjergj Arianiti
Përgjigjja: Kont Urani
Kont Urani (Vrana Konti) udhëhoqi mbrojtjen e kalasë së Krujës më 1450, ndërsa Skënderbeu godiste osmanët nga jashtë.

Mesatare10. Sa bunkerë u ndërtuan gjatë komunizmit?

  • 500 mijë
  • 10 mijë
  • Mbi 170 mijë
  • 50 mijë
Përgjigjja: Mbi 170 mijë
Bunkerizimi ishte strategji mbrojtjeje e regjimit të Enver Hoxhës.

E vështirë11. Në cilin vit hyri Shqipëria në NATO?

  • 2014
  • 2009
  • 2004
  • 2000
Përgjigjja: 2009
Ky ishte një nga hapat më të rëndësishëm drejt integrimit.

E vështirë12. Kush njihet si shkrimtarja e parë shqiptare?

  • Musine Kokalari
  • Sevasti Qiriazi
  • Parashqevi Qiriazi
  • Mbretëresha Geraldinë
Përgjigjja: Musine Kokalari
Musine Kokalari botoi më 1941 librin 'Siç më thotë nënua plakë', duke u bërë gruaja e parë shqiptare me libër letrar të botuar.

E vështirë13. Kush e krijoi 'Shoqërinë e Stambollit'?

  • Vëllezërit Frashëri
  • Bajram Curri
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
Përgjigjja: Vëllezërit Frashëri
Lëvizja punoi për arsimin dhe kulturën shqipe.

Mesatare14. Në cilin qytet vdiq Skënderbeu?

  • Vlorë
  • Shkodër
  • Krujë
  • Lezhë
Përgjigjja: Lezhë
Vdiq në Lezhë në vitin 1468.

Mesatare15. Kush njihet si 'Ati i kombit'?

  • Ahmet Zogu
  • Skënderbeu
  • Fan Noli
  • Ismail Qemali
Përgjigjja: Ismail Qemali
Themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar.

Mesatare16. Kur u hap radioja e parë shqiptare?

  • 1920
  • 1960
  • 1944
  • 1938
Përgjigjja: 1938
Radio Tirana filloi transmetimin në kohën e Mbretit Zog.

Mesatare17. Cili ishte mësuesi i parë i Mësonjëtores së Korçës?

  • Nuçi Naçi
  • Hoxha Tasim
  • Petro Nini Luarasi
  • Pandeli Sotiri
Përgjigjja: Pandeli Sotiri
Shkolla e parë shqipe u hap më 7 Mars 1887.

Mesatare18. Kush e udhëhoqi kryengritjen e 1911 në Veri?

  • Luigj Gurakuqi
  • Isa Boletini
  • Dedë Gjo Luli
  • Bajram Curri
Përgjigjja: Dedë Gjo Luli
Ngriti flamurin në Deçiq.

Mesatare19. Kush ishte Fan Noli?

  • Gjeneral
  • Piktor
  • Polikan/Prift/Shkrimtar
  • Mbret
Përgjigjja: Polikan/Prift/Shkrimtar
Një figurë poliedrike që udhëhoqi qeverinë në 1924.

Mesatare20. Kush ishte 'Hasan Prishtina'?

  • Ideolog i pavarësisë
  • Piktor
  • Mbret
  • Prift
Përgjigjja: Ideolog i pavarësisë
Një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare.

Mesatare21. Kush e drejtoi 'Eksodin' e 1991?

  • Anija Shkodra
  • Anija Korça
  • Anija Vlora
  • Anija Durrës
Përgjigjja: Anija Vlora
Anija Vlora me mbi 20 mijë persona mbërriti në Itali.

Mesatare22. Kur u bënë zgjedhjet e para pluraliste?

  • 1991
  • 1985
  • 1992
  • 1990
Përgjigjja: 1991
Më 31 Mars 1991 u mbajtën zgjedhjet e para me shumë parti.

Mesatare23. Kush ishte udhëheqësi i 'Lëvizjes Studentore'?

  • Fatos Nano
  • Azem Hajdari
  • Sali Berisha
  • Edi Rama
Përgjigjja: Azem Hajdari
Azem Hajdari njihet si tribuni i lirisë.

Mesatare24. Kush ishte kryeministri i parë pas pavarësisë?

  • Ahmet Zogu
  • Esat Toptani
  • Fan Noli
  • Ismail Qemali
Përgjigjja: Ismail Qemali
Ismail Qemali drejtoi qeverinë e parë.

Lehtë25. Cili qytet antik pranë Sarandës është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s?

  • Apolonia
  • Amantia
  • Butrinti
  • Bylisi
Përgjigjja: Butrinti
Butrinti u shpall pasuri botërore e UNESCO-s në vitin 1992 dhe ruan gjurmë ilire, greke, romake e bizantine.

Mesatare26. Cili qytet antik pranë Fierit njihej për shkollën e tij të retorikës?

  • Apolonia
  • Antigonea
  • Butrinti
  • Durrahu
Përgjigjja: Apolonia
Apolonia ishte koloni greke e shekullit VII p.e.s.; aty studioi edhe perandori i ardhshëm romak Oktavian Augusti.

Mesatare27. Në cilin qytet shqiptar ndodhet amfiteatri më i madh romak i Ballkanit?

  • Apoloni
  • Butrint
  • Shkodër
  • Durrës
Përgjigjja: Durrës
Amfiteatri i Durrësit, i ndërtuar në shekullin II, mund të mbante rreth 15-20 mijë spektatorë.

Mesatare28. Në cilën datë e pushtoi Italia fashiste Shqipërinë?

  • 1 shtator 1939
  • 12 qershor 1940
  • 7 prill 1939
  • 28 nëntor 1938
Përgjigjja: 7 prill 1939
Më 7 prill 1939 trupat italiane zbarkuan në portet shqiptare dhe mbreti Zog u largua nga vendi.

Lehtë29. Çfarë festohet më 29 Nëntor në Shqipëri?

  • Dita e Verës
  • Dita e Pavarësisë
  • Dita e Çlirimit
  • Dita e Flamurit
Përgjigjja: Dita e Çlirimit
29 Nëntori 1944 shënon çlirimin e vendit nga pushtimi nazist, një ditë pas Ditës së Pavarësisë.

E vështirë30. Kush ishte mbreti i fundit ilir që u mund nga romakët në vitin 168 p.e.s.?

  • Bardhyli
  • Genti
  • Pirro
  • Agroni
Përgjigjja: Genti
Mbreti Gent i Ardianëve u mund nga Roma në vitin 168 p.e.s.; kryeqyteti i tij ishte Shkodra.

Vazhdo më tej

Më shumë grupe pyetjesh, dhe vetë aplikacioni.

Pse lojtarët kthehen

  • Falas — tri lojëra në ditë, pa kartë, pa regjistrim
  • Çdo përgjigje vjen me një shpjegim të shkurtër, kështu që edhe një gabim të mëson diçka
  • Dhoma live me kod të përbashkët për deri 15 miq
  • Tri nivele vështirësie, deri në pesë sekonda për pyetje në Hard
  • Lifeline 50:50 kur ngec mes dy përgjigjeve
  • Klasifikime për vendin dhe për diasporën

Shqip Quiz in English

Shqip Quiz is a free Albanian quiz and trivia game about Albania, made by the independent studio MODEX in Tirana. It asks 123 questions in Albanian across history, geography, culture, sport, slang and food, explains every answer, and can be played solo or live with up to 15 friends. Available on the App Store and Google Play.

Shkarkoje tani

Falas në iPhone, iPad dhe Android. Tri lojëra në ditë pa asnjë pagesë, pa llogari për të filluar.

Balkan Quiz Network

Një kuiz për çdo vend të Ballkanit, secili i shkruar në gjuhën e vet nga njerëz që jetojnë atje.