Pse shpjegimi është pjesa më e rëndësishme
Një kuiz pa shpjegime është një tabelë rezultatesh. Aty e di nëse e gjete, por jo pse. Në Shqip Quiz pas çdo përgjigjeje vjen një rresht që të thotë pse ajo është e saktë, dhe ai rresht është arsyeja pse pyetja e njëjtë të mbetet në mendje javën tjetër.
Faktet më poshtë janë marrë drejtpërdrejt nga fondi i pyetjeve — nuk janë shkruar për këtë faqe, janë të njëjtat që sheh në lojë.
Fakte nga fondi i pyetjeve
Pyetja, përgjigjja e saktë dhe shpjegimi — ashtu siç shfaqen në aplikacion.
1. Kush udhëhoqi rezistencën shqiptare kundër osmanëve për 25 vjet?
Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Skënderbeu është heroi kombëtar që bashkoi princat shqiptarë në Besëlidhjen e Lezhës.
2. Në cilin qytet u shpall Pavarësia e Shqipërisë më 1912?
Vlorë
Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912.
3. Cili është kryeqyteti i Shqipërisë?
Tirana
Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm në 1920 dhe i përhershëm në 1925.
4. Cila është pjata tradicionale e Elbasanit me mish qengji dhe kos?
Tavë Kosi
Tavë Kosi është një nga gatimet më emblematike të kuzhinës shqiptare.
5. Cili është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe (1555)?
Meshari i Gjon Buzukut
Meshari u zbulua në Bibliotekën e Vatikanit dhe është i shkruar në dialektin gegë.
6. Cili është liqeni më i madh në Shqipëri?
Liqeni i Shkodrës
Ky liqen ndahet me Malin e Zi dhe është më i madhi në Ballkan.
7. Çfarë ngjyre ka flamuri i Shqipërisë?
Kuq e zi
Flamuri ka një fushë të kuqe me një shqiponjë dykrenare të zezë në mes.
8. Cila është maja më e lartë e Shqipërisë?
Maja e Korabit
Mali i Korabit ka një lartësi prej 2764 metra mbi nivelin e detit.
9. Cili udhëheqës komunist e mbajti Shqipërinë të izoluar për 40 vjet?
Enver Hoxha
Regjimi i Hoxhës njihet për bunkerizimin dhe izolimin total nga lindja e perëndimi.
10. Cila humaniste shqiptare ka fituar çmimin Nobel për Paqe?
Nënë Tereza
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup nga prindër shqiptarë.
11. Çfarë përfaqëson 'Besa'?
Fjalën e dhënë/Nderin
Besa është kodi moral që detyron shqiptarin të mbajë premtimin me çdo kusht.
12. Cili lumë njihet si 'Lumi i fundit i egër' në Europë?
Vjosa
Vjosa u shpall Park Kombëtar në 2023 për të mbrojtur ekosistemin e saj unik.
13. Cili instrument ka vetëm dy tela dhe përdoret në Veri?
Çiftelia
Çiftelia është simbol i muzikës folklorike të malësisë dhe Kosovës.
14. Në cilin vit u mbajt Kongresi i Manastirit për alfabetin shqip?
1908
Në këtë kongres u vendos që shqipja të shkruhej me alfabet latin.
15. Çfarë është 'Trileçja'?
Një ëmbëlsirë me qumësht
Trileçja është bërë jashtëzakonisht popullore në Shqipëri vitet e fundit.
16. Si quhet qyteti i 'Një mbi një dritareve'?
Berati
Berati është pjesë e UNESCO-s për stilin e tij unik arkitekturor.
17. Si quhet qyteti i 'Gurit'?
Gjirokastra
Gjirokastra njihet për shtëpitë prej guri dhe kalanë madhështore.
18. Kush ishte mbreti i vetëm i shqiptarëve në shekullin XX?
Ahmet Zogu
Ahmet Zogu u shpall mbret në 1928 dhe sundoi deri në pushtimin italian në 1939.
19. Cili futbollist ka mbajtur shiritin e kapitenit në Euro 2016?
Lorik Cana
Lorik Cana është konsideruar lideri historik i kombëtares së re.
20. Çfarë do të thotë 'Varja' në zhargon?
Mos i kushto rëndësi
Përdoret kur dikush do të thotë që një gjë nuk ia vlen të diskutohet.
21. Kush është shkrimtari shqiptar më i famshëm në botë?
Ismail Kadare
Kadare ka fituar çmimin 'International Booker' dhe ka qenë kandidat për Nobel.
22. Kush e pikturoi 'Motrën Tone'?
Kolë Idromeno
Kolë Idromeno njihet si Leonardo da Vinçi i Shqipërisë.
23. Cili kanal ndan Shqipërinë nga Italia?
Kanali i Otrantos
Pika më e afërt midis dy vendeve është rreth 72 km.
24. Çfarë është 'Fërgesa'?
Gjellë me speca e gjizë
Fërgesa e Tiranës është një pjatë tipike që gatuhet me domate, speca e gjizë.
Të gjitha kategoritë →
Lexo më pas
Shqip Quiz in English
Shqip Quiz is a free Albanian quiz and trivia game about Albania, made by the independent studio MODEX in Tirana. It asks 123 questions in Albanian across history, geography, culture, sport, slang and food, explains every answer, and can be played solo or live with up to 15 friends. Available on the App Store and Google Play.